Gjendet i pajetë shoferi i Ministrit Xhafaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një punonjës I gardës , njekohesisht edhe shoferi i Ministrit Xhafaj është gjetur I vdekur brenda një makine ne ambjentet e garazhit të këtij institucioni.



Ka dyshime se gardisti Shkelzen Qordja 31 vjec është vetevrarë me armën e shërbimit, një pistolete.



Garda e Republikes shperndau nje njoftim te shkurter per mediat ne lidhje me kete ngjarje:



?Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.?

Minsitria e Brendshme pergenjeshtroi lajmet e qarkulluara ne disa media se viktima Shkelzen Qordja ishte pezulluar dy dite me pare nga puna.

Free Traffic Exchange