http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Voskopojë, një nga pikat ku do të zhvillohet programi i 100 fshatrave, si një model i zhvillimit të integruar rural.
Sipas kryeministrit ky program do të sjellë një zbulim shumë domethënës të vlerave të Voskopojës.
?Voskopoja është tipike edhe për faktin se ka një trashëgimi kulturore jashtëzakonisht të pasur. Një fshat që është quajtur ?Sistina e Lindjes? me rreth 7 kisha të mrekullueshme dhe me kurorën e Shën Prodhomit, ku nuk ka javë të mos vijnë turistë. Qendërzimi i potencialeve të ndërtimit të integruar, na jep mundësinë që të krijojmë shumë më tepër si nergji edhe nga pikëpamja financiare e investimeve nga qeveria, rrjeti i donatorëve që tashmë është formësuar dhe nga sektori privat.?
Teksa kërkoi që ti kushtohet më shumë rëndësi zhvillimit rural, duke investuar në agroturizëm, Rama u bëri sërish thirrje emigrantëve që të investojnë në banesat e tyre në fshat.
Fshatrat e përzgjedhura në këtë program, theksoi Rama, kanë trashëgimi kulturore, bukuri përrallore të natyrës dhe elementë të spikatur të traditës, si nga pikëpamja ndërtimore, edhe nga ajo e historisë dhe mikpritjes.