Dëmet nga moti me shi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ndërkohë sipërfaqe te tera me te mbjellat e stinës, dru frutor dhe sera janë dëmtuar e përmbytur.



Punëtoret dhe fadromat e dërguara nga Bashkia e Cërrikut kane normalizuar disi situatën ndërsa niveli i ujit është duke rene.



Breshëri i rene ditët e fundit ka shkaktuar dëme te konsiderueshme ne fushën e Korçës, kryesisht ne perime dhe grurë.



Disa nga fermerët e fshatit Biranj tregojnë se me shume se gjysma e prodhimeve bujqësore është dëmtuar nga shiu.



Moti i pazakonte për këtë periudhe ka sjellë dëme edhe tek mjalti. Sipas bletërritësve ne qarkun e Korçës prodhimi ka rene me 70%.



Specialiste pranë drejtorisë rajonale te bujqësisë thonë se fermerët kane mundësi te aplikojnë për subvencionim për shkak te kushteve te vështira te motit



Demet me te mëdha ne bujqësi janë shkaktuar ne fshatrat e njësive Bulgarec dhe Libonik.



Reshjet e shiut kane shembur katin e dyte te një shtëpie muze në lagjen ?Kala? te Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre te mëngjesit. Për fat banorja e shtëpisë, 57-vjeçarja Dashamira Dokle nuk ka pësuar lëndime. Ajo thotë se banesa është e vjetër por nuk ka ndërhyrë pasi është shpallur monument kulture.

Free Traffic Exchange