Kryemadhi: Meta të mbrojë teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i ka kërkuar presidentit te Republikës Ilir Meta te mos dekretoje projekt-ligjin për ndërtimin e teatrit te ri. Duke qene se mazhoranca i ka numrat për te miratuar këtë nisem ligjore, kryetarja e LSI i është drejtuar kreut te shtetit për te penguar qeverinë.



Monika Kryemadhi: Meta duhet te shlyeje gabimin qe solli Ramen ne pushtet e shpresoj ta ktheje ligjin.



Kryemadhi ka komentuar edhe largimin nga grupi i LSI te deputetit Robert Bitri, pozicionimin e te cilit si deputet i pavarur e ka mësuar nga gazetaret.



Kryemadhi ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama edhe ne lidhje me reformën ne drejtësi, duke theksuar se qëllimisht ai e ka lënë vendin pa Gjykate Kushtetuese ne mënyrë qe te mos ketë asnjë institucion qe te behet pengese për grabitjen qe ai po i bën vendit.

Free Traffic Exchange