Këto janë punimet që po bëhen në segmentin e fundit të rrugës Tiranë ? Durrës. Brenda ditës së shtunë, edhe aksi që lidh Vorën me Kasharin do të rehabilitohet dhe rruga do të jetë e kalueshme nga të gjithë.
Në total u rehabilituan 31 mijë metra katrorë rrugë të dëmtuara dhe të rrezikshme për sigurinë rrugore në këtë rrugë.
Tiranë ? Durrës pësoi një asfaltim emergjent për 3 javë pasi një pjesë e mirë e segmentit kishte degraduar. 650 mijë euro u siguruan nga kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve me Bankën Botërore dhe u zbatua nga firma që ka marrë këtë kontratë. Në Shtator qeveria do të nisë një rehabilitim të plotë të aksit.