Katër vite më parë, Elvana Gjata i çuditi të gjithë me një stil të ri si në look, ashtu edhe në imazhet e videos ?Puthe?.
Por, nëse atëherë i pëlqente të shfaqte anën e saj më rebele, videoja e re nxjerr në pah aspektin më të ndjeshëm të këngëtares.
Gjithë peshën e fabulës së ?Ku Vajti?, në të cilën Elvana i këndon një dashurie të humbur, e mban koreografia.
Ne takuam Albi Nakon i cili qendron pas krijimit te videos më të fundit të Elvana Gjates.
Albi Nako: Teksa provonim këtu në studio, kuptohet një muzikë me baza më popullore, me lëvizje disi komerciale dhe vetë Elvana kishte mendimin që të punonim një klip më konceptual, më modern apo disi më kontemporan.
Por cilat janë prapaskenat e imazheve dhe lëvizjeve të rrezikshme, që na kapën në befasi.
E gjitha krijimtaria këtu ishte mënyra sesi gjërat e bukura vijnë nga rastësia, edhe hedhja edhe kapja tek fyti.
Pashë një koment që është një klip si i Dua Lipës, jo është një koncept. Sigurisht që është një trend i ri, në momentin kur ne folëm me Elvanën, edhe vetë Elvana tha të bëjmë një gjë të tipit Dua Lipa, jo Dua Lipa se s?ka lidhje. Dhe normalisht unë mora një lloj referimi.
E nëse niveli i veshtirësisë ishte goxha sfidues, në internet nuk u kursyen ta krahasojnë me artistë të momentit.
Ndonëse projekti është prezantuar me sukses, rezervat do ekzistojnë, përderisa tregu këtu është i pakrahasueshëm me industrinë e vërtetë të muzikës jashtë vendit.