Ora News- Fier, pas vdekjes klinike, 5-vjeçarja e aksidentuar rikthehet në jetë

2018-06-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vajza 5-vjeçare që u aksidentua në Fier është rikthyer në jetë pasi pësoi vdekje klinike.

Afifela Metohu u përplas paraditen e së shtunës nga një automjet në fshatin Kurjan, Roskovec.

Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike.

Por pas ndërhyrjes së mjekëve e mitura ka shfaqur shenja jete. Ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Afifela Metohu ka qenë në trotuarin duke lozur përpara banesës së saj kur është aksidentuar nga mjeti tip "Ford që drejtohej nga Leonard Abedinaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10.

"Makinën e pashë me shpejtësi. Dëgjova përplasjen. Djali që shkaktoi aksidentin e çoi në spital" thotë gjyshja e të voglës

Xhaxhai shprehet se automjeti po vinte me shpejtësi nga qyteti i Roskovecit në drejtim te Kurjanit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-automjeti-perplas-femijen-5-vjec