Ora News- Mashtrim me TVSH, në pranga 2 shqiptarë, në kërkim 3 sirianë

2018-06-30 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka arritur të zbulojë një skemë mashtrimi me skemën e rimbursimit të TVSH-së me një dëm prej 85.2 mln lekësh në buxhetin e shtetit.

Në akuzë janë 5 persona ku në në pranga janë vendosur 2 shqiptarët Erjon Tafa, dhe Laert Barzezi, ndërsa janë shpallur në kërkim tre shtetas sirianë me inicialet F. M, A. D dhe M.B.

Në skemën e zabrdhur prej organit të tatimeve thuhet se në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kryenin blerje brenda vendit dhe importe në vlera të larta, ndërkohë që shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe duke abuzuar me kreditimin e TVSH-së.

Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera në mënyrë fiktive. Për të fshehur skemën subjekti ?Erjon Tafa?, ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve kontabël, ku sipas akuzës së tatimeve, kjo e fundit shërbente për të krijuar kushte e nevojshme për plotësimin e faturave të TVSH, deklarimin e tyre në sistemin tatimore, gjetjen e shoqërive.

Në këtë zyrë kontabiliteti janë sekuestruar në cilësin e provave materiale 10 vula të shoqërive të ndryshme, 7 pajisje fiskale, Blloqe TVSH të pa plotësuar të shoqërive të ndryshme, mandate e transaksioneve bankare. Këto material shërbenin për krijimin dhe mirëfunksionimin e kësaj skeme përfitimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohet-skema-e-mashtrimit-me-tvsh-ne-pranga-2-persona

Free Traffic Exchange