Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e Shkëlzenit, djalit 31 vjeçar i cili u gjet me një plumb në kokë në makinë në garazhin e gardës së Republikës.
"Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë." shkruan Xhafaj në reagimin e tij.
Pas ngushëllimeve drejtuar familjes, Xhafaj i bën thirrje atyre që i quan "hiena politike" të heshtin, të mos sulen mbi të vdekurin. Ka dhe një mesazh për mediat.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas vdekjes së shoferit te tij
Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.
U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!
Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.
Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.
Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministri-xhafaj-u-prefsh-ne-paqe-shkelzen-mos-ju-versulni-hiena-politike