Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeshtri i skenës Mirush Kabashi interpretoi mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër monodramën ?Apologjia e Vërtetë e Sokratit?. Është ngjitur me këtë vepër me dhjetra herë ne skene por e veçanta këtë vit qëndron në faktin se dhe ai vetë është 70 vjeç aq sa ka qenë Sokrati në vepër.
Sipas aktorit shfaqja ka mundësi që të percjellë ato mesazhe të cilat për fat të keq janë aktuale dhe në vitet e sotme, ashtu si 21 vite më parë kur është dhënë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar.
Mirush Kabashi: "Nuk e pandeha kurrë se do të ishte një surprizë e tillë, që unë sot do të kisha mbi 1500 spektatorë që kishin mbushur komplet sallën dhe do ta ndiqnin sikur nuk pipëtinte një mizë. Më besoni si artist jam tej mase i emocionuar por si qytetar kam një keqardhje që mesazhet e Sokratit, ashtu si '97 mbetën një pjesë e tyre po aq aktuale sa edhe sot. Nuk do të doja sinqerisht."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokrati-ne-gjirokaster-kabashi-mesazhet-jane-aktuale-kohen-sot