Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Nëse e do vërtetë diçka, puna e gjithçka tjetër nuk të bën fare përshtypje kur merr atë vlerësim", kështu është shprehur Megi Canco. Ajo është e vetmja maturante në Shqipëri që mori pikët maksimale në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë duke u vlerësuar me notën 10.
Megi Canco: "Jam shumë e lumtur për vlerësimin dhe për vitet që kam kaluar duke studiuar këtë lëndë. Jam përpjekur, kam studiuar, kam lexuar veprat."
Megi është nga Korça dhe ka marrë dije në gjimnazin Raqi Qirinxhi. Një pjesë të konsiderueshme të ditës e kalon mbi libra por suksesin ia dedikon familjes dhe mësuesve të saj
Megi Canco: "Sigurisht që familjes sime që më ka mbështetu gjithmonë që kur kam qenë e vogël, më ka krijuar të gjitha kushtet për të studiuar, më ka dërguar në shkollë që unë të arrij këtu ku jam sot."
Ka marrë rezultate të larta edhe në dy provimet e tjera por Megi ende nuk është e vendosur për studimet e larta ndërsa për bashkëmoshatarët ka një mesazh.
Megi Canco: "Mjafton që të punojmë dhe të japim më të mirën tonë. Nuk na vlerëson vetëm një notë apo numër, mjafton të japim më të mirën tonë pastaj të tjerat do vijnë vetë."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/megi-canco-e-vetmja-maturante-qe-u-vleresua-me-piket-maksimale-ne-provimin-e-gjuhes-shqipe