Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për media tha përmes një projekt-akti të sjell për miratimin e seancën e ardhshme paralamentare Edi Rama dhe Gramoz Ruçi synojnë ti kalojnë kompetencat Parlamentit për nisjen e hetimeve të deputetëve dhe ministrave.
Oerd Bylykbashi: "Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim për të enjten që vjen të një vendimi i cili rasti Tahiri e kthen në rregull. Mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrestimi dhe ndjekja penale e Saimir Tahirit sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministrat e korruptuar. Kërkojnë të kthehet në Gjykatë që të jetë Parlamenti që do çmojë nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar, për të bërë kontroll apo kërkim në banesat e ministrave."
Qëllimi sipas Bylkybashkit është që të mbrojë ministrat dhe deputet e inkriminuar.
Oerd Bylykbashi: "Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitetet dhe mbrojtje deputetëve të kriminelëve, imunitet parlamentar, duke kthyer Parlamentin në Gjykatë rrëzon reformën në Drejtësi."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bylykbashi-be-kerkon-arrestimin-e-peshqve-te-medhenj-rama-i-mbron