Ruçi: Pasionet politike na dëmtojne - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kreu I Kuvendit Gramoz Ruci gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët komentoi vendimin e KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë në qershor 2019.



Ruci tha se KE-ja iu përgjigj pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria gjatë këtyre viteve duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni Europian.



Por kreu i Kuvendit tha se negociatat mund të ishin hapur që sot nëse ne nuk do të jepeshin me kaq shumë vrull pas pasioneve politike.



Ai shtoi se vendimi I Keshillit Europian nuk është një arritje vetëm e qeverisë por e të gjithë qytetareve shqiptarë.



?Ne qershor 2019 është e sigurte që ne do të ulemi në tryezen e negociatave për anëtaresim. Këshilli Europian na kërkon ne që të thellohemi në luftën kundër korrupsionit dhe reformen në drejtësi. Ne duhet ti lëjmë zakonet e grindjeve politike dhe te bashkëpunojnë për këtë proces në të mirë të qytetareve?

Free Traffic Exchange