Detaje/ Grabitja e postës në Durrës, autorët ende në arrati, mbetet i plagosur efektivi i policisë

2018-06-30 1

DURRËS- Pak ditë pas grabitjes së zyrës postare në Durrës, zbulohen detaje të reja dhe të pa raportuara më parë në lidhje me dy grabitësit.

Një pikë e postës në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar ra pre e grabitjes para 2 ditësh, ku dy persona thyen derën e postës dhe hynë brenda, por nuk arritën të marrin asnjë sasi lekësh. Pas hetimeve nga policia e Durrësit mësohet se vjedhësit janë diktuar në momentin që po largoheshin në drejtim të lagjes 15.

Makina e tyre është gjendur e braktisur në zonën e Spitallës dhe rezulton se ka qenë e vjedhur dhe e denoncuar më parë në polici. Mësohet se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë gjatë ndjekjes, të cilët kanë arritur të largohen dhe nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë gjatë ndjekjes së autorëve, efektivi Efektivi Julian Kastrati ka mbetur i lënduar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por burimet policore bëjnë me dije se grabitësit veprojnë si grup i organizuar.