Ora News - Shoferi i ministrit të Brendshëm gjendet i pajetë me plumb në kokë

2018-06-30 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë me plumb në kokë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.

Viktima është Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Gardisti është gjetur me plumb në kokë por momentalisht nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

Garda e Republikës ? Njoftim për media

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjendet-i-vdekur-punonjesi-i-gardes-se-republikes

Free Traffic Exchange