Ora News- Aksidenti me 7 të plagosur në Shkodër, lihet në burg 24-vjeçari

2018-06-29 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkodres e la në burg 24 vjeçarin Kristian Vaso, drejtues i njërit prej mjeteve që u përfshi në aksidentin e pasdites së 24 qershorit në Rrenc të njësisë Guri Zi. 7 persona mbeten të plagosur, anëtarët e familjes Ndreka, si dhe vetë Vaso me 2 personat e tjerë që kishte pasagjer në automjet.

Organi i akuzës ishte i prerë në kërkesën për dhenien e masës ?arrest me burg? për të riun, ndërsa pala mbrojtëse kërkoj një masë lehtësuese. Pasi shqyrtoj provat e paraqitura dhe dëgjoj palët, gjykata la në fuqi kërkesen e prokurorise, duke i dhënë arrest me burg 24 vjeçarit. Aksidenti tek kthesa e Rrencit la 3 të plagosur në gjendje të rëndë dhe 4 me plaga me të lehta. 24 vjeçari po drejtonte mjetin mercedes benz me targë AA 195 MV kur është përplasur me Opelin me targë AA 449 GE, ku udhëtonte familja Ndreka, ku kryefamiljari dhe vajza 17 vjeçare mbeten të plagosur me rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidenti-me-7-te-plagosur-ne-shkoder-lihet-ne-burg-24-vjecari

Free Traffic Exchange