Apeli në Report Tv, nisin ndihmat për familjen Memoci në Fushë-Krujë

2018-06-29 4

Menjehërë pas publikimit nga ana e televizionit Report Tv, të gjendjes në të cilën ndodhet familja e Halim Memoçit në fshatin Budull të Krujës,vijnë ndihmat e para nga imami i xhamisë së Fushë-Krujës, Muharrem Vrana.

Ndihma të konsiderueshme në ushqime, veshmbathje, dyshekë, krevate, batanije dhe një frigorifer i ri, ishin disa nga ndihmat që imami i solli kësaj familje. E zonja e shtëpisë e vlerësoj jashtë mase këtë ndihmë, duke falenderuar imamin, ndërsa nga ana e tij Vrana shtoi se kjo ndihmë nuk do të ngelet me aq.

Imami Vrana falenderon Report TV për senzibilizimin e opinionit publik, për gjendjen e keqe në të cilën jeton kjo familje. Ndërsa, fton të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë mundësi te dhurojë diçka për t?i krijuar mundësinë kësaj familje për një banesë të re.

Free Traffic Exchange