“A vdiq ai?”, shfaqja e fundit ne Teatrin Kombetar

2018-06-29 1

A vdiq ai? Kjo pyetje që përveç se është titulli e të fundit shfaqje në skenën e Teatrit Kombëtar, të paktën për këtë sezon, i jehon edhe fatit të pritshëm të godinës.

Nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Tiranën e Shqipërisë, veprën e Mark Twain e sjellë Andis Gjoni. E përkthyer nga ai, komedia angazhon 12 aktorë.

Ka vetëm një rastësi në përzgjedhjen e veprës, ajo i prin në 30 Qershor dhe 1 Korrik ditës së pavarësisë së Amerikës. Këtë shfaqje Andisi e komenton si lidhje mes dy vendeve.

Fizikisht larg zhvillimeve në Tiranë, diskutimin për Teatrin Kombëtar, qëndrimet e ndryshme të  artistëve i sheh të natyrshme.

Free Traffic Exchange