Report Tv - Gjiri i Lalzit, policia merr masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik

2018-06-29 0

Në aksin rrugor Maminas - Gjiri i Lalëzit, nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në këtë segment, kryesisht gjatë sezonit veror, nga ana e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me Entin Kombëtar Rrugor, firmën kontraktuese për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor dhe Bashkinë Durrës, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore janë marrë masat e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur.

Konkretisht, në afërsi të vendit të quajtur "Akullorja" në Armath ditën e sotme janë vendosur kone provizore plastike, të cilat janë fiksuar në asfalto betonin e rrugës.