Kryeministri Rama e pranon dallimin që ka hapja e negociatave të menjëhershme dhe caktimi i një date për çeljen e tyre pas 12 muajsh, por këmbëngul se është ndryshim formal pasi në të dyja rastet, vendit i duhet një periudhe pergatitore.
?Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave.?
Kreu i qeverise përsërit se nuk ka kushte të reja për Shqipërinë.
?Mua më vjen sinqerisht për të qeshur, por dhe për të qarë kur dëgjoj të thuhet se Europa kë vënë 13 kushte, Europa ka vënë 12, 7 kushte. Europa nuk ka vënë faktikisht asnjë kusht, thjeshtë ka nënvizuar të gjitha kushtëzimet që ka procesi në këtë fazë. Qeshëm me kryeministrin e Malit të Zi, sepse po diskutonim për 5 prioritetet dhe tha: prit, prit se ne jemi brenda negociatave dhe tani kemi 94 kushte dhe kur të mbarojnë këto do të dalin 124 të tjera. Është gjëja më normale për këtë proces. Këtu nuk është fjala për kushte speciale, është çështja e përputhshmërisë së shtetet tonë me organizmin e një vendi anëtar të BE. Pra është sinkronizim i të gjithë elementëve për t?i bërë të dy organizmat një. Për t?i bërë dy sisteme që të flasin me njëri-tjetrin.?