http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 14 vite operim në tregun vendas, qeveria ka vendosur që të verifikojë çdo qindarkë të kontratës koncesionare të aeroportit Nënë Tereza.
Nisur nga fakti se tarifat që ofron ky koncesionar në aeroportin e vetëm në Rinas, janë ndër më të lartat në rajon, Autoriteti i Aviacionit Civil do të kërkojë një kompani konsulence ndërkombëtare me qëllim auditimin e bilanceve.
Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri në një intervistë për Vizion Plus thotë se qëllimi është që në përfundim të ketë një konkluzion profesional dhe të pavarur nga kompania e konsulencës lidhur me investimin, të ardhurat, dhe normën e fitimit të koncesionarit.
Ne kemi hapur një nder ndërkombëtar dhe kërkojmë një kompani të huaj auditi, dhe lutemi që të aplikojnë, për të bërë një vlerësim të fakteve ekonomike të këtij koncesioni. Ne s?jemi të specializuar ndaj kemi kërkuar që këtë audit ta bëjë një kompani e pavarur, për të parë a i ka respektuar të detyrimet ekonomike port edhe për të parë strukturën e kostos, - thotë Keri.
Kompania do të paguhet me 29 milion lekë për me auditin që do të kryejë. Nga lidhja e kontratës do të mjaftojnë 40 ditë për të pasur një raport përfundimtar, çka do të thotë se brenda verës do të kemi një tablo më të qartë të situatës ekonomike të këtij koncesioni.
Nuk mund të them se çfarë do të rezultojë nga ky audit. Por ne po paguajmë shumë që të kemi një raport të pavarur dhe të pranuar nga të gjithë. Në fund raporti do të ketë dhe rekomandime, për çfarë ka nevojë të përmirësohet më tej. Ka një grup që merret me rishikimin e kontratave koncesionare dhe ky grup konkludoi se tani është koha për të patur një vlerësim më të thelluar dhe më profesional ndaj këtij koncesioni.
Gjithçka do të varet nga raporti përfundimtar, i cili mund të rezultojë pa problematika.
Por nëse zbulohen shkelje ose dizbalanca ekonomike që përkthehet në norma të pajustifikuara fitimi, ky dokument mund të shërbejë edhe si një mjet për të vendosur një raport të ri me kompaninë përsa i takon tarifave aktuale.
Gjithsesi sot aeroporti Nënë Tereza është koncesinari me fitimin më të madh në ekonominë tonë, me një shifër që arriti në 21 milion eruo në vitin 2017. Këta para vijnë të gjitha nga çmimet që paguhen për biletat ajrore dhe shërbimet e tjera në aeroport.