Xhafaj: Plan kombëtar kundër trafikut të qenieve njerëzore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj,reagoi në lidhje me raportin e DASH për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore duke thënë se ky është një ndër prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare dhe se realizmi i këtij projekti kërkon bashkëpunim rajonal dhe kombëtar.



Fatmir Xhafaj: Qeveria shqiptare e ka vendosur luftën kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e saj duke e fokusuar këtë luftë jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në bashkërendimin e forcës për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Realizimi i këtij prioriteti nuk mund të përmbushet nga një qeveri apo shtet i vetëm pa forcimin dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Është përgjegjësia e gjithë secilit prej ne për të marrë hapat e duhur për asgjësimin e këtij fenomeni, për të ndërmarrë hapat e duhura se për hir së të vërtetës edhe ne si qeveri edhe të gjithë aktorët e tjerë kanë ende shumë në këtë aspekt.



I pranishëm në aktivitetin Bashke kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit te qenieve njerëzore Ministri i brendshëm shtoi se qeveria ka hartuar një plan kombëtar për vitet 20018-2020, i cili parashikon strategjitë dhe objektivat për të gjitha institucionet publike. Parësore sipas Xhafës, është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.



Fatmir Xhafaj: Ky plan parashikon në mënyrë të integruar dhe me afate të përcaktuara përgjegjësitë, objektivat strategjik dhe veprimet konkrete për të gjitha institucionet publike të angazhuara në këtë fushë. Ai merr në konsideratë detyrimet e posaçme që ka shteti në lidhje me mbrojtjen e të drejtave, veçanërisht të fëmijëve duke u kthyer në udhërrëfyesin institucional për të konkretizuar vizonin tonë të përbashkët për të minimizuar fenomenin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.



Ambasadori Britanik Duncan Norman tha se sipas te dhënave zyrtare ka një numër prej rreth 40 milionë viktimash te kësaj forme skllavërie ne te gjithë boten i cili sipas tij është një numër jashtëzakonisht i larte. Për këtë diplomati Britanik u shpreh se skllavëria moderne është një fenomen global ndaj dhe nuk mund ti gjendet zgjidhje ne izolim ose e vetme.