Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sektori i energjisë ka dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike për tre muajt e parë të vitit 2018. Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se rritja ekonomike vlerësohet me një rritje prej 4.45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e eksportit të energjisë elektrike ka dhënë impakt pozitiv në ekonominë shqiptare.
Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj, deklaroi se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja ekonomike vlerësohet me 4.45%.
Ibrahimaj: Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,42 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,54 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,37 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,30 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,28 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,17 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,11 pikë përqindje.
Ndikim negativ ka dhënë sektori i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,09 pikë përqindje si dhe Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit.
Ibrahimaj: Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,09 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me - 0,04 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,39 pikë përqindje.
Gjatë 2017, rritja ekonomike kapi nivelin 3.84% i cili vlerësohet i ngadaltë në një kohë që pritshmëritë ishin për një rritje mbi 4%.
Rritja Ekonomike
Tremujori i parë 2017 4.01%
Tremujori i parë 2018 4.45%
Kontributi sipas sektorëve
Industria, Energjia +2,42 %
Akomodim dhe Shërbim ushqimor +0,54%
Bujqësisa +0,37 %
Aktivitete profesionale +0,30 %
Aktiviteti i Informacionit -0,09 %
Aktivitete Financiare - 0,04%
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/energjia-kontributori-kryesor-ne-rritjen-ekonomike-gjate-3-mujorit-te-pare-2018