Ora News - Basha: Meta t'i vere veto pr/ligjit. Do ndalim grabitjen e Teatrit Kombetar

2018-06-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se pa larguar politikanët e lidhur me krimin dhe të korruptuar nuk ka çelje negociatash.

Lulzim Basha: Pa luftuar krimin e drogën, pa larguar politikanët e lidhur me krimin dhe të korruptuar nuk do i hapen negociatat në 2019. Nuk do hapen nëse do kemi Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm dhe Edi Ramën që sundon në këtë qeveri krimi. Sa kohë të ndodhë kjo dhe nuk ka një shtet të së drejtës, një prokurori të kapur nga Edi Rama nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.

"Ky është mësimi i 2018 dhe nëse nuk e mësojnë këtë mësim ky do jetë dhe për 2019" nënvizoi Basha në një dalje për median nga selia e PD-se

Por çfarë duhet bërë?

Lulzim Basha: "Si opozitë për ne rruga është e qartë. Duhet të garantojmë që qeveria të mos ketë ministra të brendshëm të lidhur me krimin. Drejtësia të jetë e barabartë dhe asnjë politikani të mos i garantohet mbrojtje siç po mbrohet Taulant Balla .

Sa kohë që të vazhdojmë kështu ajo që na gjeti në 2016, dhe cfarë ndodhi dy ditë më parë në Bruksel do të ndodhë pas një viti."

Do protestojme per te ndaluar grabitjen e Teatrit Kombetar

Basha thote se do te protesoje per te ndaluar grabitjen e Teatrit Kombetar dhe i ben thirrje Metes ti vere veto pr/ligjit

Lulzim Basha: "Kemi plan të qartë për teatrin kombëtar. Do të kundërshtojmë këtë projekt grabitjeje. Edi rama do të marrë 50% të milionave të drogës. Ne do ta kundërshtojmë në çdo instancë. Do i kërkojmë opresidentit të mos bëhet pjesë e kësaj grabitje dhe ti vërë veto. Do i bëjmë presion ndërkombëtareve që ka një përgjegjësi që vendi është pa kushtetuese. Të bëjë gjithçka për ta ndaluar këtë grabitje.

Do të protestojmë për të ndaluar këtë grabitje.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-meta-ti-vere-veto-prligjit-do-ndalim-grabitjen-e-teatrit-kombetar