Ora News - Gjendet zgjidhje për çiftin e të moshuarve që endeshin rrugëve të Korçës

2018-06-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çifti i të moshuarve që prej 18 qershorit endeshin rrugëve të Korçës do të strehohen në qendrën sociale të Poliçanit.

Lajmi konfirmohet për gazetaren e Ora News, Lediona Dervishaj nga Shërbimi i Social.

Historia e dy të moshuarve të mëdhenj në moshë që endeshin duke u mbajtur tek njëri tjetri dhe tek shkopi nëpër rrugët e qytetit; flinin aty ku i zinte nata dhe hanin atë çka qytetarë të thjeshtë u jepnin tronditi opinionin publik.

Po ku flinin natën?
I moshuari thote: Në hotel, paguan disa qytetarë, dje e pardje pagova vetë sepse ata të hotelit nuk donin t'ia dinin donin paratë"

Çifti i të moshuarve janë prindër të 4 fëmijëve, dy djem e dy vajza. Një djalë e një vajzë jeton në Shqipëri.

Në fillim ata jetonin tek djali. Pasi ky largua për në Tiranë shiti shtëpinë dhe prindërit shkuan të jetonin me vajzën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjendet-zgjidhje-ciftin-e-te-moshuarve-qe-endeshin-rrugeve-te-korces

Free Traffic Exchange