Ora News - Negociatat, Rama: Nuk kemi humbur 12 muaj, Greqia e Italia, miqtë tanë

2018-06-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri tregon qasjen ku ndodhet Shqipëria përballë Bashkimit Europian dy ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në qershorin e 2019 .

Rama nënvizon se këto 12 muaj nuk janë humbje kohe por përkundrazi.

Edi Rama: Vërtet ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave në 12 muaj, këtë nuk mund ta fshehim por ndryshimi është shumë më formal sesa duket në pamje të parë. Për arsye të thjeshtë se edhe sikur çelja e negociatave do të ishte imediate ne do të na duhej puna përgatitore, i ashtuquajtur screening që do të merrte kohën e caktuar dhe që normalisht shtrihet nga 6 deri në 12 muaj. Fakti që çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh por ndërkohë komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor është mirëkuptimi më i plotë dhe më i mirëpritur nga ana jonë i të gjithë vendeve anëtarë, që nga njëra anë të zgjidhin problemin me veten dhe opinionet e tyre publike dhe nga ana tjetër të lejojë që procesi të fillojë për të mos humbur asnjë minutë kohë.

Paralelisht ne të ngremë të gjithë strukturën e negociatave dhe të thellojmë patjetër reformat tona në të gjitha drejtimet e detajuara të mirëpërcaktuara nga teksti i Këshillit.

Nuk kemi humbur 12 muaj, kemi 12 muaj punë që është e njëjta punë që do të kryhej edhe nëse do të thuhej në tekst negociatat do të hapen sot. Por kemi një tekst që na mundëson që ne të bëjmë punën tonë dhe të gjithë ata që kishin hall se do tu ngriheshin në këmbë njerëzit se pse hapët menjëherë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë të bëjnë punën e tyre të thonë jo. Kjo është një çasje kompromisi e subjektivitetit politik të vëndeve anëtare pas objektivitetit të raportit teknik të KE-së."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-rama-nu-kemi-humbur-12-muaj-falenderon-greqine-e-italin