Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasuria arkeologjike e kukësit është përmbledhur në një libër shkencor që mban firmën e Luan Përzhitës, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë.Libri u promovua në bashkinë verilindore në prani të autorit dhe disa prej emrave më të njohur të arkeologjisë shqiptare.
"Kukësi, vështrim arkeologjik", është botimi më i ri shkencor i Prof. Dr. Luan Përzhitës, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë.
Libri u prezantua në Kukës me pjesëmarrjen e autorit dhe disa prej emrave më të njohur të arkeologjisë shqiptare, të cilët e vunë theksin tek nevoja e projekteve për ti vënë këto pasuri në shërbim të zhvillimit të zonës.
Arkeologët, Prof. Neritan Ceka, Prof. Muhamet Bela dhe Prof. Kemajl Luci arkeolog nga Prishtina e vlerësuan së tepërmi këtë studim si botim të rëndësishëm shkencor e historik.
Libri i botuar në shqip dhe anglisht është financuar nga bashkia Kukës dhe shpërndahet falas, ndaj kryebashkiaku Bashkim Shehu u bëri thirrje bizneseve që të mbështesin artin e kulturën.
Shehu: Qeveria apo edhe ne si pushtet vendor kemi detyrimin që të bëjmë sa më shumë për artin e trashëgiminë kulturore. Ne si bashki kemi miratuar Planin e Përgjithëm Vendor, ku turizmi zë vendin kryesor për zhvillimin e zonës, por zhvillimi i turizmit është i lidhur ngushtë edhe me trashëgiminë kulturore. I jemi mirënjohës Prof. Dr. Luan Përzhitës për këtë dhuratë që po i bën Kukësit. Një libër i veçantë në llojin e tij për Kukësin.
Zbulimet arkeologjike në qarkun e Kukësit nisin prej periudhës neolitike që përkon me rreth 6 mijë vjet më parë, ndërsa Bashkia e qytetit verilindor prej dy vitesh ka nisur investimet për nxjerrjen në dritë të këtyre vlerave duke nisur me rijetëzimin e kalasë së Pecës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veshtrim-arkeologjik-kukesin