Ora News - Decentralizimi i vendorëve, bashkitë nuk zbatojnë rekomandimet e KLSH

2018-06-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Decentralizimi i pushtetit vendor në Shqipëri po përballet me shumë sfida dhe një nga këto është moszbatimi i rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zbatimi i rekomandimeve nga 23 bashki të monitoruara nga KLSH arrin vetëm në nivelin 40%.

Situata e krijuar sipas drejtuesve të këtij institucioni mund t?i çojnë ata në kolaps.

Manjola Naco: Zbatueshmëria e rekomandimeve të KLSH-së, sidomos në njësitë e vetëqeverisjes vendore rezulton të jetë shumë e ulët. Në 23 njësi të vetëqeverisjes niveli i zbatueshmërisë i kontrolluar nga KLSH ka rezultuar 40%.

Në 61 bashkitë e vendit tashmë ka nisur puna për konsolidimin e Reformës Administrative Territoriale

Limya Eltayeb: PNUD është i angazhuar të vijojë mbështetjen për forcimin e qeverisjes vendore, me qëllim që bashkitë të jenë më efikase në ofrimin e shërbimeve, më transparente dhe më llogaridhënëse ndaj qytetarëve që i zgjedhin me votë.

Sipas vlerësimit të KLSH dhe Projektit Star II, bashkitë kanë nevojë për përforcim të njohurive të tyre,vëçanërisht në fushën e auditimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/decentralizimi-i-vendoreve-bashkite-nuk-zbatojne-rekomandimet-e-klsh