Negociatat, Rama: Nuk i humbëm 12 muaj, por i kemi punë, i habitur nga ndihma e Greqise dhe Italise

2018-06-29 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha reformat në vend do të vazhdonin, edhe nëse BE nuk do të caktonte datën për hapjen e negociatave.

Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë e Jashtme, kryeministri Rama vlerësoi vendimin e KE për datën e negociatave, duke thënë se edhe nëse negociatat do të hapeshin këtë qershor, Shqipërisë do t?i duhej një periudhë 6-12 muaj për t?u përgatitur për këtë proces.

Ne mungonim, por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të dy miqve, ne nuk munguam aty. Ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për ne dhe fqinjët tanë në Maqedoni. Sot ne kemi kapërcyer një moment mjaft delikat. Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë, ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Dy orë para vendimmarrjes përfundimtare nuk kishim tekst. 25 vende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të negociatave dhe tre vende të tjera ishin në pozicion të ndryshëm, por që ne i kuptojmë plotësisht. Ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave me 12 muaj, por ndryshimi është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate ne do na duhej një periudhë pune përgatitore, që do të merrte një kohë të caktuar, që shtrihet 6-12 muaj.

Fakti që çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por Komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor është kuptimi më i plotë dhe i mirëpritur nga ana jonë, që të zgjidhin problemin me veten dhe të lejojnë që procesi të fillojë për të mos humbur kohë. Ndërkohë, ne të ngremë gjithë strukturën e negociatave dhe të thellojmë reformat. Nuk është lënë pas axhenda e europianizimit të Ballkanit Perëndimor në BE.