Gjykata e Durrësit la sot në burg shoferin e autotrenit që solli 8 automjete nga Gjermania në Shqipëri, ku në dy ?Toyota Yaris? u gjetën të fshehura 3.4 milionë euro. Trupa gjykuese vendosi për Agim Çekën, 61-vjeç, krahas tre të tjerëve, arrest me burg dhe ata do përballen me akuzat e drejtësisë.
Pas dhënies së kësaj mase nga Gjykata, bashkëshortja e Agim Çekës ka shpërthyer në lot. Ajo ka thënë se familja e saj është e varfër dhe 61-vjeçari nuk ka lidhje me paratë e gjetura në ngarkesën e ardhur nga Gjermania.
Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç?më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s?kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s?kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu.
Ka thënë bashkëshortja e Agim Çekës