Ora News - Transport i pasigurt në liqenet e Komanit, Vaut Dejës dhe Shkodrës

2018-06-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjitha mjetet lundruese që përdoren për transportin e turistëve në lumenj, liqene apo det do ti nënshtrohen verifikimeve për kushtet teknike dhe licencat.

Aksioni nisi të enjte nga liqeni i Komanit në Vaun e Dejës ku sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare është konstatuar se mjete artizanale përdoren për transport turistësh duke u rrezikuar kështu jetën.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu në një takim me operatorët turistike në Vlorë tha se mjetet që do të kapen në shkelje do të bllokohen!

Mjetet lundruese që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujërat e brendshme duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti brenda datës 1 korrik.

Por veç këtyre masave, udhëzimi i ri i drejtorisë detare parashikon edhe lehtësi për mjetet turistike.

Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë sezon, deklarimi i udhëtarëve drejt destinacioneve të brendshme do të bëhet pa verifikim në terren.

Ndërsa jahtet turistike do të bëjnë njoftim vetëm në portin hyrës dhe në portin e fundit përpara se të largohen nga ujrat e Republikës së Shqipërisë.

Lëvizja e këtyre mjeteve lundruese brenda porteve dhe ujrave territorial të RSH për një periudhë 1 mujore do të mjaftohet vetëm me njoftimin e Kapitenerisë së Portit përkatës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trnsport-i-pasigurt-ne-liqenet-e-komanit-vaut-dejes-dhe-shkodres

Free Traffic Exchange