Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për 3.4 mln € në Toyota, avokati: Janë viktima, nuk dinë asgjë

2018-06-28 0

Gjykata ka dhënë masën ?arrest me burg? për katër të arrestuarit për 3.4 milionë euro, që u bllokuan në dy makinat ?Toyota? ditën e diel. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri janë lënë në masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa nuk kanë pranuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti kur të arrestuarit janë hyrë në ambientet e gjykatës dhe kur dolën para trupit gjykues. Avokati i katër të arrestuarve Saimir Vishaj ka deklaruar se ?të ndaluarit janë viktima.

Gjykata dha vendim të gabuar, ata nuk kanë dijeni për paratë. Askush nuk di të thotë ku u futen paratë as prokuroria nuk e thotë nëse u bë në Belgjikë, Itali apo Gjermani? tha ai.

Pas lënies në fuqi të masës gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën duke e kaluar dosjen te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi katër të arrestuarit akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.