Të moshuarit i përgjysmohet pensioni dhe 'etiketohet' si hajdut, BOOM i zgjidh problemin

2018-06-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e Mustafa Bajram Dukës, 80 vjeçari i cili ka punuar në Kooperativen e fshatit Rripë të Matit dhe sot "etiketohet" si hajdut.

Në vitin 2002 i moshuari del në pension, me pagesën 70 mijë lekë.

Papritur në vitin 2014 i ndërpritet pensioni pasi me të njejtin emër atësi dhe mbiemer figuron një person që ka marrë pension nga 1992 deri ne 2008 te Posta e Laprakes në mënyrë të padrejtë. Personi i lart permendur ka marrë 170 mijë leke sepse deklarohet se ka punuar si minator.

Ka qenë ky shkaku që ISSH ka vendosur t?i mbaje zotit Mustafa Dukës 50% të pensionit deri në vitin 2058.

Prokuroria ka nisur hetimet për z. Mustafa Bajram Duka dhe i ka mbyllur për mungesë provash, por kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin e ISSH, i cili i jep të moshuarit gjysmën e pensionit vetëm 35 mijë lekë të vjetra në muaj, edhe pse në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij.

Djali i Mustafait iu drejtua emisionit BOOM, jo për çështjen e parave, por për të vendosur në vend nderin e të atit, i cili është cënuar padrejtësisht.

Djali i Mustafait: Në qershor të 2014 iu ndalua, nuk erdhën pensionet. Pas 6 muajsh i vjen një letër nga prokuroria që të paraqitet në Tiranë. E morën në pyetje dhe i thanë që ke marrë dy pensione, një në Tiranë dhe një në Burrel. Ky ka punuar në kooperativën bujqësore, nuk ka punuar në punë shteti që të marrë atë pension që kishte marrë personi tjetër. AI personi tjetër kishtë marrë 160 mijë lekë. Ne kërkojmë nga drejtëisa që ta verifikojnë këtë gjë dhe nëse një person i familjes tonë ka përfituar nga ky pension le tja mbajnë dhe atë 35 mijë lekësh qe merr tani. Pensionin e plotë i kanë thënë që do vazhdojë ta marrë në 2054. Duhet të paguajë atë pension që e ka marrë dikush tjetër. Ky nuk do rrijë të jetojë 200 vjeç.

Gazetarja e BOOM shkoi në ISSH për të sqaruar rastin. Pas takimeve të shumta dhe konsultimeve me specialistet e këtij institucioni u arrit në një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-moshuarit-i-pergjysmohet-pensioni-dhe-etiketohet-si-hajdut-boom-i-zgjidh-problemin

Easy Viral Banner Traffic