Balla: Vellai i pritesit te 3.4 mln Euro ne zyre me Bashen

2018-06-28 1

Një ?Toyota Yaris? dhe dy çanta me para që simbolizonin 3.4 milionë Eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit ishin surpriza që demokratët rezervuan në seancë plenare për kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

Një tjetër surprizë e priste në sallë Lulzim Bashën. Taulant Balla i vënën nën akuzë nga kreu opozitës si garant i 3.4 milionë eurove, publikoi një foto me vëllain e dy personave të shpallur nga policia në kërkim.

 ?Ja ku je Lulzim me vëllanë e personave në kërkim për drogë, për paratë. Ja ku e ke. Ja ku je Lulzim me vëllain e dy personave E.V dhe A.V të shpallur në kërkim si pritës të parave. Ja ku e keni në zyrën e Lulzim Bashës. I vëllai me iniciale A.V. Vëllai i dy personave që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit. Toyotën kam frikë se mos e prisje ti mor Lulzim, dyshoj.?

Një paralajmërim kreut të opozitës i erdhi edhe nga Ministri i Brendshëm.

?Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere për informacione të dhëna gjoja prej tyre në trillet e sajuara prej teje ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër dhe nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur?.

Për këtë çështje ndaj Lulzim Bashës, një ditë më parë Taulant Balla bëri edhe një kallëzim penal në prokurori.