Qeveria kalon pr/ligjin per Teatrin

2018-06-28 0

Qeveria kalon projektligjin që propozon një procedurë të veçantë për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Ne vendimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë sqarohet se projektligji pasqyron kërkesat e artistëve pas dëgjesave të kryera me ta, arkitektë dhe qytetarë.

Ato janë: Trualli i Teatrit Kombëtar të mos-cënohet në asnjë centimetër të tij dhe që në gjithë procesin e negocimit për ndërtimin e godinës së re, artistët do të kenë dy përfaqësues të zgjedhur nga vetë ata.

Si në rastin e qeverisë e gjithë procedura që e ndjek nga pas këtë projektligj deri në votimin e tij në parlament do të kryhet me procedurë të përshpejtuar, pra brenda këtij sesioni parlamentar.

Qëndrimet e artisteve tyre ndahen për fatin e godinës. Një pjesë e tyre përmes deklaratave publike dhe nënshkrimit të kërkesave kërkojnë shembjen dhe ndërtimin e një godine të re, ndërsa Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit me 40 anëtarë këmbëngul në ruajtjen e saj.

Sindikata e artisteve është e angazhuar të vazhdojë protestat, të mbështetur edhe nga qytetarë e shoqëri civile që janë në mbrojtje të godinës së ndërtuar nga italianët 73 vite më parë.

Free Traffic Exchange