Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore per rivleresimin e figures se Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar.
Gjyqtari ishte i pranishëm vetë në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj.
Kryesuesja e trupës gjykuese tha se "në çështjen e rivlerësimit të zotit Laze kjo trupë gjykuese ka vendosur të përfundojë procesin e rivlerësimit vetëm në një kriter, atë të pasurisë. Duke mos vendosur mbi kriterin e figurës dhe atij profesional".
Nisur nga kjo avokati Sokol Hazizaj deklaroi se vlerësimi për Lazajn i bazuar vetëm në një kriter është antikushtetuese, pasi vlerësimi është tre dimensional.
Por trupa gjykuese e rrëzoi kërkesën e avokatit për të përfshirë në vlerësim të tre kriteret.
Në këto rrethana avokati bëri kërkesë tjetër: Konstatoj se vendimi është i njëanshëm dhe kërkoj përjashtimin e trupës gjykuese.
KPk vendosi administrimin e kërkesës për shqyrtim ndërsa seanca u shty për në 2 korrik.
Avokati: Kushtetuta parashikon vlerësimin tre dimensional
Në një prononcim për mediat, avokati Hazizaj shpjegoi se pse kërkon kontroll mbi tre komponentët për klientin e tij.
Hazizaj: Sepse neni q i Kushtetutës parashikon vlerësimin tre dimensional të subjektit të rivlerësimit që është integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Pastaj është e drejtë e KPK të marrë vendim qoftë edhe bazuar në një. Janë gjëra të qarta që duhet ti marrin parasysh jo vetëm KPK por edhe subjektet e rivlerësimit. Unë jam për proces të rregullt ligjor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjyqtari-artan-laze-nen-vetting