Report Tv - Pas marrëveshjes me artistët, qeveria miraton projektligjin për Teatrin Kombëtar

2018-06-28 0

Pas dakordësisë me artistët, Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme projektligjin për Teatrin e ri Kombëtar. Sipas vendimit, ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Projektligji parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm negociator që do të ketë në përbërje përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Avokatura e Shtetit dhe komuniteti i aktorëve.

Teatri sipas projektligjit të miratuar do të ndërtohet me partneritet publik privat (PPP). Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë ?Fusha?, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit.

Free Traffic Exchange