Report Tv - 'Luftë' mes bandave në Kinostudio, dhjetëra të shtëna dhe tre të plagosur

2018-06-28 0

Dy grupe rivale janë përplasur mesnatën e së mërkurës në zonën e Kinostudios në Tiranë. Më shumë se 15 të shtëna kanë dëgjuar banorët e zonës, të cilat sipas informacioneve policore, kanë dalë nga disa pistoleta të ndryshme.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës.

Policia ka shoqëruar 23 persona, mes tyre edhe një të ri siç dallohet në pamjet e siguruara nga Report Tv. Konflikti ka nisur pranë këtij lokali dhe te makina BMV që shohim në pamje, e cila ishte në pronësi të Rivelino Mumajesit.

Free Traffic Exchange