Ora News - Hetimi i dosjeve të sigurimit, Sula bën bilancin para Kuvendit

2018-06-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, ka nisur mbledhjen e dokumenteve të periudhës së diktaturës së shtetit në arkivat shqiptare.

Kreu i këtij institucioni, Gentiana Sula ka bërë të ditur shifrat e dokumenteve të gjetura.

Gentiana Sula: "U identifikuan rreth 32 milionë faqe, apo 2.3 km fond arkivor, në letër dhe mikrofilma, 80% e fondit. Rreth 9000 dokumenata janë deklasifikuar në vitin e parë."

Në raportin e paraqitur në Parlament ajo ka dhënë dhe shifrat e ish-bashkëpunëtorëve që kanë tentuar të kandidojnë apo të jenë pjesë e administratës.

Gentiana Sula: "Kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës rreth 821 kandidatë apo zyrtarë, përpara emërimit apo ngritjes në detyrë kurse 13 persona figuruan pozitivë në kërkim."

Një fluks të lartë kërkesash Sula pret dhe prej Policisë së shtetit.

Gentiana Sula: "Presim një fluks shumë të madh përsa i përket verifikimit të figurave me aprovimin nga parlamenti të ligjit të vettingut të policisë ku ne presim 12000 anëtarë të personelit të policisë të kalojnë në filtrat tanë. Kështu që bëjmë thirrje për të plotësuar atë numër të personelit i cili ëshët apovuar në këtë parlamet në dhjetor të 2016 dhe në vend të 25 personave që kemi sot, kemi 55 persona të sekretariatit teknik."

Sula gjatë raportimit nënvizoi se për publikun do të hapen dosjet dhe të periudhës së Mbretit Zog por dhe të Kosovës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hetimi-i-dosjeve-te-sigurimit-sula-ben-bilancin-para-kuvendit