Ambasadori Sylë Ukshini: Tarifa e Rrugës së Kombit godet së pari shqiptarët e Kosovës

2018-06-28 1

Ambasadori në detyrë i Republikës së Kosovës, Sylë Ukshini ka komentuar sot në studion e emisionit ?Rreze Dielli? mbi tarifën që pritet të vendoset në shtator për Rrugën e Kombit, e cila u kundërshtua ashpër nga shqiptarët në muajin mars, veccanërisht nga banorët e Kukësit. E ndërsa pritet që tarifa të jetë më e ulët se 5 euro, sa çu propozua në fillim, Ukshini theksoi se kjo taksë dëmton në radhë të parë shqiptarët e Kosovës por edhe bizneset shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kosovë apo turizmin në Shqipëri.

Në fillim jo, por së fundmi kemi patur kontakte , ka patur takime edhe me bizneset nga ministrant Ahmetaj dhe Gjiknuri. Është një pozicion që ne në një farë mënyre e kemi thënë edhe nëpër takime. Duhet një konsultë e gjerë, sepse natyrisht rruga duhet të mirëmbahet, por duhet gjetur forma më adekuate , sepse nëse do mbetej në fuqi 5 euro , dhe unë mendoj që Shqipëria nuk e ka valutën zyrtare euro, dhe duhej ta vendoste në lekë. Unë mendoj që kjo do të ishte me efekte të dyanshme negative. Duket që në rend të parë godet shqiptarët e Kosovës, por godet edhe bizneset në Shqipëri, sepse ato janë më prezente në Kosovë. Do të dënonte edhe bizneset që janë në bregdet. P.sh ka njerëz që vijnë edhe vetëm për një kafe. Mblidhen disa shokë dhe thonë : Shkojmë ta pimë një kafe në Durrës? Por kur ti vë një taksë, nuk është puna që ai ndoshta s?mund ta përballojë në mënyrë të drejtpërdrejtë , por atij i duket si zhvatje ndoshta për momentin