Ora News - Shtëpia e Eqrem Çabej i nënshtrohet rikonstruksionit

2018-06-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtëpia e Gjuhëtarit Eqerem Çabej në Gjirokastër është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni me qëllimin rikthimin në identitet të banesës që daton e ndërtuar në vitin 1866.

Në këtë fazë të projekti, puna është përqëndruar në ambientet e brendshme, kryesisht tek punimet me dru.

Mjeshtri i restaurimit, Agron Haska, thotë se po ruhet origjinaliteti karakteristik i punimeve që janë përdorur për zbukurimin e shtëpive të vjetra gjirokastrite

Agron Haska: "Ne vetëm për atë jemi këtu që të ruajmë atë që gjejmë nga e kaluara. Tani jemi në fazën e drurit sepse çatia e muret kanë mbaruar."

Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, Albert Kasi thotë se kjo është ndërhyra e radhës, pasi disa vite më parë banesa, monument kulture i kategorisë së parë i është nënshtruar rikonstruksionit të jashtëm

Albert Kasi: "Janë bërë disa ndërhyrje në vazhdimësi. Banesa nuk ka probleme të aspektit konstruktiv. Disa gjëra të vogla që i ka pasur i kemi zgjidhur në ndërhyrjet që kemi bërë në 2015, ndërsa tani po bëhen punime të brendshme."

Ky vit përkon me 110 vjetorin e lindjes së gjuhëtarit Akademikut, Eqerem Çabej i cili u përjetësua me një bust në oborrin e akademisë së Shkencave
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtepia-e-eqrem-cabej-i-nenshtrohet-rikonstruksionit

Free Traffic Exchange