Furnizonin Evropen me heroinë/ Prokuroria kerkon 131 vite burg per 9 persona

2018-06-28 2

131 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për 9 persona të cilët trafikonin heroinë nga Turqia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar tregun europian. Këta persona u arrestuan gjatë operacionit ?Ballkan? verën e vitit 2016. Sipas materialit të lexuar në gjykatë nga prokurori Eugen Beçi është provuar se të pandehurit  ishin pjesë e një grupi kriminal që kishte funksionuar prej vitesh.

Për kreun e grupit, Jurgen Molla u kërkua 17 vite burg, 16 vite për Shyqyr Kotorrin dhe nga 15 vite për Anest Koromanin, Arif Çiçon dhe turkun Enver Kurtulu?. Dënimet u lexuan edhe për pjesëtarët e tjerë të grupit.

Të paktën në tre raste është provuar nga prokuroria se këta persona kane trafikuar sasi të konsiderueshme heroinë. Në Qershor 2015 këta shtetas kanë bërë disa takime në Kosovë dhe Shqipëri për trafikimin e heroinës dhe kanë marrë garanci nga Jurgen Molla kundrejt garancive prej 230 mijë eurosh.

Free Traffic Exchange