http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e konsideron një lëvizje të madhe drejt integrimit europian vendimin e një dite me pare. Zaev theksoi se hapja e negociatave dhe marrja e ftesës për t?u bërë pjesë e NATO janë kontribut i marrëveshjes historike me Greqinë.
?Maqedonia bëri lëvizje të madhe përpara për vetëm një vit, nga kulmi i mossuksesit drejt aspiratave tona më të mëdha ? BE dhe NATO. Kur e nënshkruam marrëveshjen me Greqinë për zgjidhje të kontestit dhe partneritetit strategjik, zhvendosëm male dhe nuk duhet të dyshojmë. Kjo është arritur me dëshirën tonë të ndershme për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, rajonit, Evropës dhe botës?.
Kryeministri maqedonas nuk nguroi të fajësojë qeverinë e Gruevskit, duke thënë se vendi i tij ka qenë në një krizë të thellë politike gjatë viteve 2015-2016. Por qeveria e re sipas Zaev hyri në aksion reformues për ripërtëritje dhe zhvillim të vlerave demokratike