Vlahutin: BE njohu progresin me reformat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada amerikane ka përgëzuar Shqipërinë pas vendimit të vendeve anëtare të BE, që përcaktuan datën e hapjes së negociatave, qershorin e 2019. Edhe pse vlerëson progresin e bërë, përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara, nënvizon faktin se nevojitet shumë për të bërë.?Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar?.
Vendimi për negociatat me Shqipërinë, sipas Ambasadores Vlahutin, tregon angazhimin e BE-së në raport me Shqipërinë dhe vlerësim të reformave të kryera në vend.
?Shqipëria mori tre gjëra shumë të rëndësishme pozitive . E para është njohja e rekomandimit dhe të gjithë punës dhe reformave që janë bërë dhe kjo është shumë e rëndësishme. E dyta është një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të diskutojmë mbi data. Ndërkohë Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore. Kjo punë përgatitore është e madhe dhe kërkon kohën e saj, është shumë e rëndësishme dhe duhet të ndodhë. Unë do të kem të gjitha detajet për këtë punë përgatitore shumë shpejt dhe do t?i bëjë publike. Por duhet përgatitje, si nga ana e Bashkimit Europian, por edhe nga ana e Shqipërisë?.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, Shqipëria dhe Maqedonia morën hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor 2019. Sipas ambasadores Vlahutin, vendimi krijon mundësi që të gjithë të lëvizin me ritëm më të shpejtë dhe të nisin përgatitjet.

Free Traffic Exchange