Kreu i shtetit, Ilir Meta është shfaqur kr" /> Kreu i shtetit, Ilir Meta është shfaqur kr"/>

Ora News - "Rusi 2018", Meta krah Era Istrefit: Besoj te potenciali i shqiptarëve të Zvicrës

2018-06-28 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i shtetit, Ilir Meta është shfaqur krah këngëtares nga Kosova Era Istrefi, e cila është edhe këndon në këngën "Live It Up" kushtuar botërorit "Rusi 2018". Në një intervistë për Ora Neës, Presidentit Meta ka shprehur emocionet për ndeshjen Zvicër-Kosta Rikë, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Meta beson në potencialin e lojtarëve shqiptarë që luajnë me Zvicrën, duke shpresuar edhe për finalen.

Meta: Barazimin e kemi në xhep. Këtu jemi me Era Istrefin e cila është finalistja e vetme e sigurt e këtij botërori. Ishte kënaqësi që bashkë me Erën, Norën, Robertin dhe Kastriot Tushën ndoqëm këtë. Shpresojmë që në finale të ketë dhe shqiptarë të tjerë. Rruga më e sigurtë është përmes Zvicrës.

Suedia është skuadër tepër e fortë dhe me Gjermaninë do kishte pasur rezultat më të mirë nëse do kishte trajnerin më guximtar. Unë besoj shumë tek karakteri i Zvicrës dhe shqiptarëve të Zvicrës, sidomos tek përqendrimi i tyre dhe e kalojnë 100% e potencialit të tyre, ashtu sic ka ndodhur dhe me Serbinë. Kështu që besoj se ndeshja do jetë e vështira, por mbetem me shpresa të mëdha.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rusi-2018-meta-krah-era-istrefit-besoj-te-potenciali-i-shqiptareve-te-zvicres

Free Traffic Exchange