Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje telefonike për Ora News, tha se u plotësuan tre kërkesat kryesore të artistëve në lidhje me ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar. Veliaj tha se arritja e konsensusit është në lajm i mirë si ai i negociatave.
Veliaj: Ka një konsensus duke pranuar kërkesat e artistëve për të përfshirë në projektligj praninë e tyre në grupin negociator që ne e kaluam nga një në dy anëtarë dhe do presim emrat e komunitetit të artistëve. Teatri i ri do të jetë në territorin e vet. Ndërtesa e teatrit të ri do të jetë monolite, pa kullë sipër dhe e pa lidhur me ndërtesa tjera.
Unë ia propozova kryeministrit dhe e futi menjëherë në projektligj depozituar Parlamentit. Ky kompromis sot dhe kalimi i projektligjit në qeveri, unë them se është një lajm i mirë, në një ditë që kemi marrë disa lajme të mira siç është hapja e negociatave vitin tjetër me Bashkimin Evropian dhe hapja e negociatave për teatrin e ri është një lajm i mirë për qytetin dhe gjithë Shqipërinë.
-A keni dhënë garanci?
Veliaj: Tashmë i kemi vendosur në projektligj. Ato janë miratuar nga qeveria Rama dhe i kanë kaluar Parlamentit. Ne e mbajtëm fjalën për çka u dakordësua aty. Tashmë është në Parlament për t'u votuar në harkun kohor trejavor. Artistët kishin tri shqetësime kryesore; një teatër pa kullë, një teatër me çelësa në dorë pa taksa për qytetarët dhe me një teatër që rri në territorin e vet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-plotesuam-3-kushtet-e-artisteve-teatrin-kombetar-lajm-i-mire-si-negociatat