Ora News - Negociatat, dështim apo arritje? Rama u përgjigjet kritikëve

2018-06-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i një dite më parë i Këshillit Europian për negociatat duket se do të dominojë gjatë debatin politik në vend.

Kryeministri, Edi Rama, në një postim mëngjesin e sotëm u është përgjigjur kritikëve për dështimin e qeverisë me integrimin me një kartolinë përgëzimi sipas tij që Këshilli Europian postonte për të uruar të gjithë shqiptarët.

Rama: Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u?a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.

Negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të nisin në Qershor të 2019-ës, në varësi të progresit që do të shënojnë dy vendet.

Vendimi është marrë dje pas një mbledhjeje të gjatë e të mbushur me debate të ashpra nga Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, e cila u zhvillua në Lukemburg.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-deshtim-apo-arritje-rama-u-pergjigjet-kritikeve