BOOM: Shteti përdor makinën e krimit, gjobat i faturohen pronarit që ndodhet në burg

2018-06-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ne jetojmë në vendin e çudirave! Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një denoncim nga një person, i cili thotë se makina e djalit të tij ka marrë gjoba, ndërkohë që ajo është e sekuestruar nga policia dhe djali i tij ndodhet në burg.

Renis Kasapi 32 vjeç vuan dënimin në burg

Dy vite më parë, në qershor 2016 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës policia arrestoi shtetasin Renis Kasapi 32 vjeç. Ai po transporonte me makinën e tij një sasi lëndësh narkotike drejt Greqisë. Çështja i kalon gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe 32-vjeçari është dënuar me 6 vite e e 8 muaj burg.

Në vendimin e gjykatës citohet se automjeti tip Benz me targa AA 049 NV do të konfiskohet. Por ndërkohë që Kasapi ka dy vite në burg tek shtëpia e tij është paraqitur një punonjës policie dhe i ka thënë babait të Renisit, se makina e djalit të tij ka shumë gjoba për të paguar dhe në rast se nuk i paguan këto gjoba, do t'i sekuestrohet mjeti.

Ky fakt e ka befasuar babain e 32-vjeçarit dhe pyetja që lind është: Kush e përdor makinën e sekuestruar të 32-vjeçarit Renis Kasapi?!

Bujar Kasapi: Djali im është ndaluar në 15 maj 2016 në Kapshticë. Bëhet gjyqi i shkallës së parë ku i dhanë 10 vjet burg. Kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ia lanë 6.8. Më kthyen pasaportën, kartën e identetit, tre celularët, kurse makina nuk është kthyer.Pas dy vjetësh më vjen një faturë gjobë që makina e djalit që është e sekuestruar vijnë flet gjoba në emër të djalit dhe makina lëviz në Tiranë. Gjobat nuk kam mundësi ti paguaj. Makinën le ta përdori kush të dojë, por jo ta përdorin dhe gjoba të vijë në emër të djalit tim. Në makinë djali ka pasur edhe një aparat profesional me vlerë 4 mijë euro.

BOOM mori informacion se në emër të Renis Kasapit janë marrë 15 gjoba për parkim të gabuar në vitin 2017 me vlerë totale 30400.00 lekë

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-shteti-perdor-makinen-e-krimit-gjobat-i-faturohen-pronarit-qe-ndodhet-ne-burg