Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lushnja është bashkia e rradhës që ka ngritur Këshillin vendor për sigurinë publike.
Nisma e mbështetur nga OSBE synon të bëjë bashkë të gjithë aktorët vendorë në trajtimin e çështjeve që lidhen me të gjitha format e kriminalitetit.
Kryebashkiaku Fatos Tushe shprehu pritshmëri pozitive në rritjen e sigurisë për çdo qytetar.
Fatos Tushe: "Synimi kryesor i këtij këshilli është të vërë në lëvizje të gjithë aktorët vendorë për të trajtuar çështjet që lidhen me kriminalitetin, dhunën në familje dhe ekstremizmin e dhunshëm."
Ndërsa drejtuesi i Komisariatit të Lushnjes, kryekomisar Elton Papa e vuri theksin në bashkëpunimin i qytetarëve me policinë.
Elton Papa: "Është e pamundur që ne të operojmë vetëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike."
Këshilli që drejtohet nga kryebashkiaku synon gjithashtu identifikimin e sfidave të komunitetit për sigurinë personale
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ngrihet-keshilli-vendor-sigurine-publike-ne-lushnje