Ekspertët: Teknologjia po i bën fëmijët analfabetë dhe të paaftë për të shprehur mendimet

2018-06-28 2

Përdorimi gjithnjë e më tepër i teknologjisë po shkakton tek brezat e rinj problem në shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve të tyre. Është ky paralajmërimi që vjen nga ekspertja e komunikimit Voltiza Prendi, e cila e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV shpjegoi se si fëmijët sot në Shqipëri kanë një pasivitet në mënyrën e të shprehurit dhe të socializimit me bashkëmoshatarët e tyre.

Pjesa e komunikimit është shumë e vështirë . Mund të themi që është analfabetizëm funksional. Brezat sa vijnë e kanë probleme në artikulimin e mendimit të ndjenjave e të perceptimit për shkak të teknologjisë. Ka një pasivitet të të shprehurit nga ana e tyre, të socializimit me të tjerët. jemi në globalizëm , dhe ka marrë një vrull zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, por të komunikimit virtual, jo ai i drejtpërdrejtë, njerëzor

Voltiza Prendi, eksperte komunikimi
Prendi ishte e ftuar sot në ?Rreze Dielli? për të diskutuar mbi mënyrat më të shëndetshme të kalimit të kohës së lirë në periudhën e verës kur përfundimi I shkollës sjell për prindërit një sfidë të vërtetë sa I përket angazhimit të fëmijëve në aktivitete sa argëtuese e shplodhëse, aq edhe edukuese për vogëlushët. Ekspertja e komunikimit theksoi se tashmë që fëmijët nuk kanë më angazhimin e përditshëm të shkollës, duket të jenë edhe më të fokusuar tek teknologjia.

I shohim fëmijët që gjatë stinës së verës, duke qenë se tashmë nuk kanë më ato detyrat e shkollës , janë të fokusuar te pjesa e teknologjisë për të kaluar dhe për të shtyrë kohën e tyre. Kjo gjë krijon karakterin introvert të tyre dhe jo atë ekstrovert të personalitetit. Pra mbyllen në vetvete dhe janë të paaftë për të shprhur mendimet dhe ndjenjat

Free Traffic Exchange